Opoja.net

Definoje kërkesën tënde për 10 ditëshin e fundit të Ramazanit

Në këto 10 Ditët e Fundit të Ramazanit të gjithë ne duhet të pyesim vetën se çfarë po kërkojmë në këto 10 ditë?

Unë mendoj se është gabim (duke potencuar se ky është mendimi im personal dhe nuk e di a është e qëlluar…), mirëpo unë mendoj se është gabim që kësaj pyetje t’iu përgjigjemi se e kërkojmë Natën e Kadrit. Ngase kjo është përgjigje shumë e përgjithshme. Përgjigjet e përgjithshme zakonisht pamundësojnë një plan të detajuar në vijim. Andaj, duhet ta dim saktësisht se çka po kërkojmë, edhe në qoftëse e godet Natën e Kadrit atëherë çka po kërkon me atë natë?

Argument për këtë mendoj se mund të shërbej kërkesa e Aishes nga Pejgamberi ﷺ. Aisha nuk e ka pyet Pejgamberin ﷺ se kur është Nata e Kadrit, ngase nuk e ka lyp atë vetëvetiu por ka thënë, në qoftëse e godas këtë natë çfarë të them o i Dërguari i Allahut ﷺ? Dmth mua më duhet Nata e Kadrit jo për shkak të natës mirëpo po më duhet për diçka të caktume. Kjo është shumë me rëndësi të kuptohet! Pejgamberi ﷺ e mësoj Aishen që të thotë “O Allah im! Ti je Fales e don faljen andaj, më fal mua.”

Tani ne e kemi më të fokusuar se çka po kërkojmë. Pra po kërkojmë të na falen mëkatet. Mirëpo edhe kjo kërkesë edhe pse është e detajuar, megjithatë nuk ka mundësi të realizohet ashtu siç duhet, në qoftëse nuk ndërtohet në 2 shtylla kryesore.

1- Ti Njohësh Mëkatet e Tua. Shumë njerëz thonë o Zot falem, mirëpo nuk e din se për çka ta fal Zoti ﷻ. Madje disa prej njerëzve i përshkon një ndjenjë se duhet me kërkua falje Allahut ﷻ, mirëpo nuk mendon se ka bërë diçka. Andaj, duhet me t’i njohim mëkatet e tona qofshin të zemrës apo të syrit, gojës, dorës pra të gjymtyrëve. Paramendo kur ti tani i thua Zotit ﷻ o Allahu im! Më fal dhe njëkohësisht të sillet në kokën tënde mëkati që ke bërë, pothuajse po takohet kërkesa me mëkatin tënd. Pa dyshim në këtë rast takohet falja me hidhërimin e Allahut ﷻ ndërsa Allahu ﷻ ka thënë se Falja Ime tejkalon Hidhërimin dhe Dënimin Tim.

2- Të Njohim Ndikimin e Keq të Mëkatit. Krahas dijes se çka po kërkojmë duhet të aktivizojmë edhe pyetjen se çka ndodh me mua nëse Allahu ﷻ nuk ma fal dhe kjo më pas rezulton me këmbëngulje ngase po që se nuk më falet, atëherë vaj halli për mua! Shumë njerëz kërkojnë falje tek Allahu ﷻ por njëfarë mënyre që nëse më falet mirë e nëse jo, hajër inshaAllah. Epo këtë “hajër inshaAllah”, duhet ta anulosh dhe të thuash se nëse nuk më falet Vaj Halli për mua! Paramendo në qoftëse ne arrrim me i prezantu begatit tona që na i ka dhënë Allahu ﷻ dhe në moment të caktuar nuk e shohim një begati që deri dje ekzistonte tek ne, dhe thua si është puna që nuk po e shoh më këtë begati? Nuk po e përjetoj më kënaqësinë në Namaz? Nuk është më agjërimi, dhikri… Ku shkuan çfarë ndodhi?! Ky është shqetësimi që të jep me kuptu se paska filluar që krimbi i mëkateve të ketë filluar ngrënien e trungut të Imanit (besimit) tënd. Kjo pra të shqetëson pa masë dhe ky shqetësim të mobilizon që pastaj me të gjitha fuqitë që posedon t’i kërkosh falje Allahut ﷻ.

Mendoj se, me këto dy goditje kush troket në derën e Allahut ﷻ dhe në veçanti në muajin (Ramazan) që Allahu ﷻ ka thënë se do t’ua fali, mund të përgëzohet për faljen e mëkateve.
Shkëputur nga derset e hoxhë Enis Rama

586

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net