Demir Reshiti publicisti nga Opoja

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të komunës së Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skenderaj, ndërsa Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Gazetarisë dhe studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin e Prishtinës.

Shkruan poezi, prozë e publicistikë. Deri më tani ka botuar këta libra:
Trung i ndarë (1992); Ofshamë (1995); Abetaka (1995- i ribotuar nëntë herë); Reshje nën Pikëllimë (1996) – si koautor; Ngutëm ta kapërcej kohën (2000); Libri i mrekullive (2001); Libri i gjeneratës – Monografi për gjeneratën e dytë të Degës së Gazetarisë në UP (2009) dhe Mik me diellin (2013).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK), dhe anëtar i kryesisë së Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” dhe pjesëmarrës aktiv në shumë manifestime letrare që organizohen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj.

Ka fituar Çmimin e Parë për poezi për fëmijë në “Takimet e Gjeçovit” dhe Çmimin e Parë për poezi në manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut” në Klinë. Ka qenë sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në një mandat. Ka punuar si kryeredaktor, redaktor e gazetar në disa mediume. Aktualisht punon në RTK – Radio, në Prishtinë./Opoja.Net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-