Depay ndihet i persekutuar, shpërthen pas akuzës shpifëse

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Memphis Depay është zhdukur nga radari. Sulmuesi holandez ka gjetur shumë pak hapësirë te Barcelona këtë sezon. Një situatë që ai epriste, duke gjykuar nga dëshira për t’u larguar verën e kaluar, por që nuk varej nga vullneti i tij dhe as nga ai i klubit.

Në fakt, ish-futbollisti i Lyon ka qenë i demtuar që nga mesi i shtatorit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Një problem i bezdisshëm i muskujve që është trajtuar me shume kujdes edhe sepse nuk duhet të harrojmë se Botërori po afron. Në fakt, Depay nuk dëshiron, si shumë shoke të tij në të njëjtën situatë, të heqë dorë nga kampionati botëror në Katar.

Koha po ikën tani dhe situata te Barcelona është e nderlikuar: Depay në fakt ka rifilluar stërvitjet, por vështirë se do të dalë në fushë në dy ndeshjet e ardhshme para fillimit të Kupës së Botës të planifikuar për 20 nëntor: kundër Almerias (5 nëntor) dhe Osasunas (8 nëntor).

Sipas disa gazetave spanjolle dhe në veçanti Sport, futbollisti nuk dëshiron të shpejtojë kohën për t’u përgatitur më mirë për Katarin. Një situatë që tërboi tifozët, pasi iu referua edhe një lloj dëmtimi i cilësuar si “jo shumë i rëndë”.

Padyshim që është ngritur një bujë mediatike, me tifozët Blaugrana që kanë drejtuar gishtin nga lojtari duke e akuzuar për mungesë angazhimi ndaj skuadrës.

Sulm shpifës për lojtarin që ka vendosur të mbrohet publikisht. Pas ditësh heshtjeje, Depay shkroi në Twitter me një postim kërcënues: “Kam dëgjuar disa thashetheme ne mungese respekti për mua se kam ngadalësuar qëllimisht rikuperimin tim nga lëndimi. Mediat i ndajnë gjërat kaq lehtë pa i ditur faktet që në fund krijojnë një rrëfim negativ rreth emrit tim!

Kjo eshte nje mungese respekti dhe ve ne diskutim profesionalizmin tim!”. Për momentin, Depay është kufizuar në paralajmërime, hapi tjetër do të jetë masa ligjore, edhe për shkak se ish-shënjestra e Juventusit ne merkaton e shkuar para se bardhezinjte te mernin Milik, ndihet i persekutuar dhe se ne janar ka te ngjare qe te ndryshoje skuader duke gjetur nje gjuhe te perbashket me Barcelona-n.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-