Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka vizituar sot komunën e Dragashit. Gjatë qëndrimit në Dragash, Gashi ka takuar kreun e komunës, Shaban Shabanin, kryetarin e Degës së PDK-së në Dragash, Vehbi Nazifin, si dhe anëtarë të tjerë e zyrtarë nga komuna e Dragashit.
“Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës”, ka shkruar deputeti Gashi në njoftimin e tij në Facebook.
Kujtim Gashi gjithashtu ka shtuar se është zotuar për ta ngritur zërin në Kuvendin e Kosovës për projektet që lidhen me komunën e Dragashit.
Më poshtë postimi i plotë i deputetit të PDK-së në Facebook:
“Kënaqësi të takoj Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Vehbi Nafizi, si dhe anëtarë e zyrtarë komunalë të cilët janë përfaqësues të qytetarëve të kësaj komune.
Patëm rastin të diskutojmë për kërkesat dhe nevojat e Komunës së Dragashit, drejtuar Qeverisë por edhe për nevojën që të ketë më shumë investime nga niveli qendror në trevën e Opojës.
U zotova se në cilësinë e deputetit, ashtu sikur edhe deri më tani, do ta ngrisë zërin në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të mbështeten sa më shumë projektet dhe kërkesat e Komunës së Dragashit për investime infrastrukturore, turistike, sportive, rinore e kulturore. KG”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.