Partizanit i ka takuar derbi i madh i kryeqytetit shqiptar kundër Tiranës, në kuadër të javës së 15-të kampionale në Superiore.
“Demat” triumfuan minimalisht 0:1 kundër “bardhekaltërve” në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Xhuliano Skuka ishte heroi i “Të Kuqve” i cili realizoi golin e vetëm në minutën e katërt për Partizanin.
Në fund të ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave u përplasën një përleshje masive, raporton PanoramaSport.
Edhe ky derbi zgjoi interesim të lart në Tiranë, ku raportohet se rreth 10 mijë tifozë ishin prezent në stadium.
Fitorja e sotme e Partizanit ndaj Tiranës ishte e para pas gjashtë derbive.
Partizani me këtë fitore renditet në pozitën e parë me 29 pikë, katër më shumë se Tirana e dyta./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.