Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në Rrugën “Tirana” në Prizren, ku si pasojë një veturë është djegur, por fatmirësisht nuk ka viktima.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizren, Hazir Berisha, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Tirana’. Vetura më pas është përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk ka viktima. Janë disa të lënduar, por ende nuk kemi të konfirmuar numrin e tyre të saktë”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qYN9OZwJD2o
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.