Disa gjëra që ndoshta po i bëni gabim kur karikoni telefonin

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Me siguri që dhe ju bëni të njëjtat gabime kur karikoni telefonin? Lloji i karikuesit që përdorni është vetëm një detaj, por edhe orët e karikimit kanë rëndësi. Ja disa gjëra që duhet t’i dini:

#1 Mos u fiksoni që ta karikoni telefonin në maksimum

Karikimi i telefonit në maksimum është një dëmtim. Bateritë e celularëve funksionojnë më mirë kur karikohen nga 40-80%.

#2 Mund ta përdorni telefonin gjatë karikimit, por me kujdes

Në fakt mund ta përdorni telefonin ndërkohë që është duke u karikuar, por nëse karikuesi juaj është cilësor. Sepse disa marka karikuesish nuk e pranojnë këtë gjë dhe kësisoj dëmtojnë baterinë.

#3 Mund ta karikoni telefonin gjatë natës, përsa kohë është pajisje moderne

Mendohet se karikimi i telefonit gjatë natës mund të dëmtojë baterinë dhe është e vërtetë! Por, pajisjet moderne dhe bateritë e tyre mund të përballojnë karikimet e gjata.

#4 Mos e lini karikuesin në prizë

Nuk ndodh asgjë nëse e lini karikuesin në prizë, por shmangeni nëse keni kafshë shtëpiake që mund t’i kafshojnë, karikuesi bën zhurmë të çuditshme apo shtëpia juaj nuk ka sistem elektrik të sigurt.

#5 Mos u fiksoni me fikjen e GPS, Wi-Fi dhe Bluetooth

Çaktivizimi i tyre për të ruajtur fuqinë e baterisë nuk do t’ju ndihmojë për një arsye: këto shërbime tërheqin më shumë energji nga bateria kur i përdorni në mënyrë aktive sesa kur i lini hapur gjithë kohës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-