Distria Krasniqi e artë në Grand Slam-in e Parisit

Opoja.net Opoja.net Sport

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudisjta kosovare në finale ishte më e mirë se britanikja Chelsie Giles, të cilën e mposhti për t’u stolisur me të artën. Në fakt, Krasniqi e mbrojti titullin që e kishte fituar vitin e kaluar.

Ky është një tjetër sukses i kampiones olimpike, e cila vazhdon ta bëjë krenare Kosovën. Ndërkaq, Nora Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Kurse, pa medalje ka mbetur Flaka Loxha që është eliminuar.

Grand Slam-i i Parisit është ndër garat më të forta të xhudos.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-