Dita e Arafatit – Dita më e veçantë e vitit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Nesër (19.07.2021) është Dita e Arafatit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s na mëson se: “Agjërimi i Ditës së Arafatit i fshin  mëkatet e dy viteve, vitit të kaluar dhe vitit që vjen.” Kjo është thirrje që nesër të jemi agjërues. Gjithashtu është një thirrje  që këtë rast të veçantë të mos e  trajtojmë si shumë procese të kohës moderne. Mëkatet nuk janë sikur aplikacionet në telefonat e mençur dhe të fshihen me një klik apo me një ditë agjërimi  të ditës më të  rëndësishme të vitit. Qëllimi është të ndjejmë mall për Allahun dhe kënaqësinë e tij si dhe të  ndihemi të turpëruar për shkak të lëshimeve dhe gabimeve tona që kemi.

Duam që nesër të ketë sa më shumë agjërues, por gjithashtu duam që nesër ai që nuk falët të ndjehet i turpëruar pse është i pakujdesshëm ndaj Zotit; duam që i riu që luan kumar apo bën zina të ndjej neveri nga këto vepra; që funksionari të filloj t’u shërbej njerëzve ashtu siç duhet. Nesër është Dita e Arafatit dhe njeriu duhet të mendoj mirë, sepse shumë shpejt do të vijë dita kur të gjithë do dalim para Allahut në mahsher ashtu siç dalin haxhinjtë në Arafat!

Përktheu: A. D. Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-