Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Resteicë të Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se një person i dyshuar, me probleme psikike, e ka detyruar me forcë nënën e tij të futet në një taksi, dhe të vazhdojnë për në Serbi.
Sipas burimeve të gazetës, palët janë ndaluar dhe intervistuar, me ç’rast me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Prizren, për t’u trajtuar më tutje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.