Djegia e shtëpive në Opojë gjatë luftës

Opoja.net Opoja.net Opoja

DJEGIA E SHTËPIVE NË OPOJË

Dëbimi i opojanëve zgjati nga 31 marsi, deri më 3 prill 1999. Rreth 700 veta qenë në Maqedoni, kurse pjesa tjetër e popullatës është shpërngulur dhunshëm në Shqipëri. Gjatë luftës në Kosovë, pas shpërnguljes së dhunshme të popullatës nga Opoja, në këtë trevë, nga forcat serbe janë djegë gjithsej 32 shtëpi dhe një xhami.

Në fshatin Rrenc janë djegë shtëpitë e Lirim Gërdellajt, Jetullah Gërdellajt, Rexhep Gërdellajt, Shefki Gërdellajt, Haxhi Gërdellajt, Agim Gërdellajt, Selim Skerajt, Enver Skerajt, Fuat Skerajt, Fadil Skerajt, Kadri Skerajt (11 shtëpi).

Në fshatin Bellobrad është djegë shtëpia e Et’hem Qafleshit (1 shtëpi).

Në qytetin e Dragashit janë djegë shtëpitë e: Hajrush Rrahim Krasniqit së bashku me aneksin, Ekrem Bajramit, Bedri Mefail Bajramit dhe Bahadin Zyberit (4 shtëpi).

Në fshatin Pllavë janë djegë shtëpitë e: Mitat Bojaxhiut, Reshat Bojaxhiut, Sefer Lekajt, Muharrem Bojaxhiut, dhe Fehmi Bojaxhiut ia kanë djegë garazhën, (pra 4+1 shtëpi).

Në fshatin Buçe janë djegë shtëpitë e: Fuat Neshat Krasniqit, Agim Mehmet Berishës, Ramet Tafil Berishës, Nexhat Neshat Krasniqit, Mehmet Miriman Berishës (5 shtëpi).

Në fshatin Blaç janë djegë shtëpitë e: Ismaill Bahtijarit, Ilmi Bahtijarit (2 shtëpi).

Në fshatin Shajne janë djegë shtëpitë e: Iljaz Vehapit, Ramadan Mustafës, Shani Mustafës (3 shtëpi).

Në fshatin Kuklibeg është djegë shtëpia e Gani Ryshenit (1 shtëpi).

Në fshatin Zym është djegë shtëpia e Hajdar Ejupit (1 shtëpi).

Përveç djegies së shtëpive, janë shkatërruar edhe objekte përcjellëse: stalla, plema, etj.. Gjithashtu është dëmtuar objekti i kultit – xhamisë së Buçes, e cila është djegë përbrenda dhe është demoluar nga jashtë, duke u gjuajtur me armë të kalibrave të ndryshëm.

Autori Bedri Halimi ka një kerkes nga të gjithë ju lexues të nderuar:
Lexuesit nga Opoja i kisha lutur qe te reagojne per çdo pasaktesi, si dhe me te dhena te reja, foto etj, per ta plotesuar kete teme, qe keto te dhena gjithsesi do te prezantohen ne librin tim “DHUNA SERBE NË OPOJË 1912-1999” qe se shpejti do të hyj ne shtyp.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-