Drejtori komunalee Arsimit në Dragash shpall konkurs për regjistrimine e fëmijëve në Qendrën Komunitare për fëmijët e grupmoshave 3-5 vjeç.
Pranimi i dokumentacioneve bëhet prej datës 6 Janar deri me datë 10 Janar 2020 thuhet në njoftimin zyrtar të drejtorisë së Arsimit në Dragash përcjellë Tv Opoja.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionieve bëhet në drejtorin e arsimit në Dragash zyra nr.5 çdo ditë pune duke filluar nga ora 08:00- 15:00.
Ndërsa shpallja e rezultateve bëhet me 10 Janar 2020 në DKA – Dragash.
Ndër të tjerash është paraparë qe regjistrimi i fëmijëve të bëhet bazuar në rregullen ai që vjen i pari do të pranohet i pari.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.