Opoja.net

Do t’ ia këndoj një këngë Opojës !

Autor: Demir Krasniqi

Çka m’ thotë zemra –  m’ del prej gojës ,

Do t’ ia këndoj një këngë Opojës !

Për traditat  e këtij venit –

Vendlindjes s’ Ymer Prizrenit !

 

I këndoj trevës atdhetare –

Krenari n’ trojet shqiptare !

Me njerëz t’ urtë përparimtarë ,

T’ edukuar dhe  besimtarë !

 

Brez pas brezi opojalitë –

Bujarinë e kanë  traditë !

Përmbajnë vlera t’ kulturuar ,

Njerëz të urtë dhe  t’ edukuar !…

 

Kanë vlera patriotike –

Të pa shlyera historike !

Si dikur ashtu dhe sot –

Janë shpirtpastër porsi lot !

 

Opoja ka historinë ,

Traditën dhe trimërinë !

Ka në shpirt  besnikërinë ,

Në zemër e ka lirinë !…

 

Djepi i trimave opojarë –

Nuk ka rritë kurrë një tradhtarë !

Por , ka rritë shumë atdhetarë –

Faqebardhë t’ vërtetë shqiptarë !

 

Ndër krahinat tona kreshnike –

Opoja është e pastër etnike !

Është ndër trevat lakmitare –

Qind për qind popullsi shqiptare !

 

Tri shtylla të forta janë ,

Që  ka n’ shpirt çdo  opojanë –

Kultura, arsimi dhe besimi ,

Urtësia  dhe përparimi !…

 

Opojanët  me  urtësi –

Janë punëtor me plot qetësi !

Janë strateg e zanatli –

Krenar të jesh opojali !

© Opoja.net

Sot doli nga shtypi libri “Fshati Kuk – sprovë për monografi” e autorit Nexhat Ajdini

Opoja.net

Poetët

Opoja.net

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Send this to a friend