Opoja.net

Dosja e Prokurorisë: Veturat e komunës në servis të djalit të drejtorit

Opoja

Ahmet Bahtijari, ish – Drejtor i Financave në Komunën e Dragashit, po akuzohet nga Prokuroria në Prizren për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës dhe konflikt interesi gjatë kohës sa e mbante këtë pozitë.

Bashkë me Bahtijarin, Prokuroria ka futur në listë të të dyshuarve edhe dy ish zyrtarë të Kuvendit Komunal të Dragashit; Avni Nebiun, ish Drejtor i Administratës dhe Salajdin Vehbi, zyrtar certifikues.

Këta dy, tashmë në pension, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Shqyrtimi fillestar ndaj ish-drejtorit dhe dy zyrtarëve tjerë ka dështuar të mbahet, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk kishin pranuar provat e prokurorisë në të cilat mbështetet aktakuza.

Gjyqtarja e Gjykatës në Prizren, Raima Elezi, ricaktoi shqyrtimi fillestar për 15 korrik, datë deri në të cilën prokurori obligohet t’i dorëzojë të akuzuarve provat, ndërsa të akuzuarit u udhëzuan të angazhojnë edhe mbrojtës.

Ish-Drejtori i Financave Ahmet Bahtijari akuzohet se ka keqpërdorur pozitën e tij si Drejtor komunal i Financave, me qëllim të përfitimit pasuror në dobi të djalit të tij, Armend Bahtijari i cili është pronar i servisit “Menti”.

Aktakuza thotë se ish-Drejtori i Financave Bahtijari, i ka mundësuar servisit të djalit të tij lidhjen e marrëveshjes me Kuvendin Komunal të Dragashit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale, parcelën në sipërfaqe prej 122 m2, dhe se e ka nënshkruar urdhërpagesën e servisimit të automjeteve zyrtare në të njëjtin servis.

Sipas aktakuzës, ish-Drejtori Bahtijari e ka bërë nënshkrimin e kontratës për servisim edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit ka pasur kontratë për rregullimin e automjeteve me një operator tjetër ekonomik.

Në këtë mënyrë, i pandehuri Ahmet Bahtijari, akuzohet se i ka mundësuar djalit përfitime si pronar i servisit për vitin 2015 në shumën prej 3,069 euro, për vitin 2016 në shumën prej 712 euro dhe për vitin 2017 në shumën prej 1532 euro.

Aktakuza thotë se me këto veprime, Bahtijari e ka dëmtuar kështu operatorin ekonomik “LML” e cila ka pasur kontratë për servisimin e automjeteve të Komunës së Dragashit.

Ish-Drejtori Ahmet Bahtijari akuzohet edhe për konflikt interesi sepse i ai personalisht kishte marrë pjesë në çështje zyrtare në të cilën djali i tij kishte interes financiar. Ai akuzohet se duke nënshkruar urdhërpagesën e servisimit të automjeteve zyrtare në servisin “Menti” i ka mundësuar djalit të tij dobi pasurore si pronar i servisit “Menti” në shumën prej 5,313 Euro për periudhën kohore 2015 – 2017.

Ndërsa zyrtari autorizues i pagesave, Avni Nebiu, dhe zyrtari certifikues, Salajdin Vehbi, akuzohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre të detyrës zyrtare, me qëllim të përfitimit në dobi të srvisit “Menti”.

Këta dy akuzohen se i kanë nënshkruar urdhërpagesat e servisimit të automjeteve zyrtare në servsin ”Menti” në bazë të faturave, edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit ka pasur kontratë me operatorin ekonomik “LML”.

Mos i humb

Biznesmeni Burim Piraj, porosit popullinë të mos mashtrohen gjatë zgjedhjeve

Opoja.net

DKA në Dragash në koordinim me MASHT edhe këtë vit ka vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve

Opoja.net

Familja Kasami nga Bresana shëmbëlltyrë për të mirë!

Opoja.net

Pamje rrënqethëse nga lufta në rrethinën e Dragashit, kufomat e njerëzve në bunar e lumë

Opoja.net

Hidhen mbetjet e kafshëve në deponinë Zhur – Dragash, e cila është e destinuar për mbeturina të ngurta

Kushtrim Guraj

Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net