Dr.Nuridin Ahmeti: Dokumenti sekret austro-hungarez për Opojën dhe Lumën i 1913-tës

Opoja.net Opoja.net Opoja

Vjeshta e vitit 1912 po numëronte ditët e fundit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Largimi i saj nga tokat shqiptare, rrethanat e reja politike të krijuara, ua kishin rritur ambiciet e fqinjëve. Posaçërisht shteteve të Aleancës Ballkanike: të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Malit të Zi për zgjerim të territoreve në hapësirat shqiptare.

Këto ambicie të disa shteteve Ballkanike përveç intrigave diplomatike, luftës psikologjike ndaj shqiptarëve etj, ishin të shoqëruara edhe më masakra gjenocidale.

Niveli i këtyre vrasjeve masive kishte arritur deri në atë masë, sa edhe raportuesit e ndryshëm diplomatik (edhe ata austro-hungarez) që informonin për trojet shqiptare, njoftonin se nga ana e trupave serbe ishte planifikuar shfarosje totale e popullatës shqiptare.

Njëri nga raportimet konfidenciale të kohës është edhe ky telegram sekret austro-hungarez që njofton për realitetin në dy trevat e njohura përreth Prizrenit: Opojën (Kosovë) dhe Lumën (Shqipëri).

Kjo është përmbajtja e telegramit sekret e të ngarkuarit të Austro-Hungarisë në Prizren dërguar tek eprorët e tij në Vjenë.

Nr.53.Fk.1130-1136.

Prizren, më 25 tetor 1913.

Fort i ndrituri Zotëri! Në plotësim të informacionit tim, Nr. 108/70 datë 14 tetor dhe të telegramit tim Nr. 96/60 datë 22 tetor: Trupat serbe, që do të prapësonin shqiptarët e avancuar deri në afërsi të Prizrenit, njëherit kanë marrë urdhër – ashtu si oficierët njoftuan konfidentin tim – të djegin të gjitha fshatrat në Lume e Opolje dhe të shfarosin popullësinë e këtyre viseve. 

(Dr. Nuridin Ahmeti është kërkues shkencor në Institutin Albanologjik të Kosovës).

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-