Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpeshherë këto telashe vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Dragash, ku një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, raporton OpojaNet.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar burri 72-vjeçar, i cila ka deklaruar se i biri ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e sulmuar me tullë në kokë e në trup. Për pasojë, viktima pësoi lëndime trupore dhe u dërgua në spital për trajtim.
Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.
Policia u njoftua për rastin nga spitali dhe menjëherë është vënë në veprim, duke e arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.