Dragash: Disa arsimtarë nga Gora marrin paga nga Serbia

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Për kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, por edhe një pjesë të shoqerisë civile, ende e mendon një problem që konsiderohet jo i lehtë, ai është mesimi paralel në këtë komunë.

Jenuzi shpjegon për “Opoja.net” faktin se në fshatin Restelicë, fshati më i madh i komunës në kufirin ndërshtëtror Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, nxënësit mësojnë në një shkollë me dy emra, me dy drejtorë dhe me dy planprograme arsimi. “Atje shkolla edhe pas përfundimit të luftës punon në dy sisteme: me planprogram të Kosovës në gjuhë boshnjake dhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa tjetër punon sipas sistemit arsimor të Republikës së Serbisë, në gjuhën serbe.

Aktualisht atje mësohet në këtë plan dhe unë nuk kam njohuri të sakta se sa nxënës janë aty” shprehet Jenuzi.

Ai mendon se kjo ka ardhur edhe për faktin se ata mësimdhënës me planprograme serbe, që mësojnë, kanë paga më të larta sesa mësimdhënësit tanë, kjo edhe ka bërë që ata të vazhdojë të mbeten me planet e Serbisë.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-