Dje në orët e mbrëmjes një person me inicialet N.N në Dragash të komunës së Prizrenit, ka raportuar se persona të panjohur i kanë hyrë me dhunë në shtëpi duke i vjedhur stoli ari.
Policia ka raportuar për rastin duke treguar se stolitë e vjedhura janë në vlerë prej 5 mijë eurosh.