Projekti i cili kap vlerën e 2 milionë eurove, njëherësh edhe më i madhi në Komunën e Dragashit, ai i ujësjellësit, assesi nuk po arrin të përfundojë.
Që 8 herë, komisioni ka bërë përzgjedhjen e operatorëve për projektin e ujësjellësit, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, po kaq herë e ka kthyer çështjen në rivlerësim, raporton KTV.
Për opozitën në këtë komunë, kjo gjë është e dyshimtë, pasi thonë se për tenderët e tjerë nuk ka pasur probleme të tilla.
Sipas zyrtarëve të LDK-së në Dragash, dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë dhe të mos e lërë pa ujë gjysmën e Komunës.
Megjithatë, kryetari i kësaj Komune, Shaban Shabani është gati të heqë dorë nga projekti. Ai thotë se nëse edhe një herë lënda kthehet në rivlerësim nga OSHP-ja, atëherë do ta dërgojnë atë në Gjykatë, sepse më nuk dinë si të veprojnë.
Shabani tregon ka tri vjet që nuk është ndërmarrë asnjë hap në realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerëson shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj komune.
Komuna kishte planifikuar që ky projekt të përfundojë për tre vjet, nga i cili do të përfitonin banorët Dragashit dhe 15 fshatrave të tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.