Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Dragash është arrestuar një person, pasi që i njëjti është vërejtur duke vjedhë kabllo në një fabrikë pronë e një shqiptari, shkruan Opoja.net.
Sipas viktimës, siç njofton policia, i dyshuari kabllot i ka djegur për të nxjerrë bakrin me qëllim shitje.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.