Dragashi me kornizë buxhetore anashkalon turizmin

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 11 korrik – Komuna e Dragashit me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2015-2017, nuk ka paraparë mjete për rregullimin e infrastrukturës për zhvillim të turizmit.

Kështu, po qe se ky dokument mbetet i pandryshuar, bjeshkët e Sharrit me një lartësi mbidetare më lë lartën në Kosovë dhe me terrene mjaft të përshtatshme, lokatitetet e dendura rrëzë këtyre bjeshkëve, edne do të mbeten të pashfrytezuara. Kandidatët për kryetar komune, në të gjitha zgjedhjet e deritanishme lpkale, patën premtuar se punën e parë që do ta bejnë janë investimet në tri pika turistike, në Zaplluxhe, Brod e Restelicë.

Edhe në fushatën e sivjetme të zgjedhjeve parlamantare, të gjitha subjektet politike shqiptare e boshnjako-gorane, zhvillimit të turizmit i patën dhënë prioritet. Nderkaq, në pasqyrat e shpenzimeve kapitale të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2015-2017, miratuar nga KK-ja para dy ditësh, krejt ajo që është paraparë për përmisimin e infrastrukturës në këto tri pikat turistike, janë 20 mijë euro që priten të shpenzohen mot për riparimin e rruges Zaplluxhe-bjeshkë.

Në pikën e turizmit, në Zaplluxhe të Opojës, deri në vitin 2007, Komuna ka shpenzuar buxhet, për gjerat ka mbetur e pandryshuar. Kjo pikë turistike mund të frekuentohet vetëm gjatë stinës së verës, edhe atë me mjaft vështërsi, ngase rruga e trasuar ka mbetur ende e paasfaltuar.

Duke iu referuar gjendjes aktuale, Arifi ka nënvizuar se vjet me mjete të komunës dhe të Qëverisë së Kosovës, është asfaltuar rruga nga Brodi deri në pikën turistike, në një gjatësi deri 3 kilometrash, ndersa këto ditë është duke u kubëzuar një rrugë lokale e cila do të lehtësohet qarkullimin brenda për mbrenda fshatit, por që ende problemet po na paraqiten ajo nga Dragashi deri në Brod, e cila është e bezdisshme për adhuriesit e natyrës.

© Opoja.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-