Gjatë ditës së sotme prej orës 12:00 deri në orën 14:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e Dragashit me rrethinë dhe HC Dikanca.
Shkaku i defekteve në stabilimente të operatorit të transmisionit KOSTT, sot prej orës 12:00 deri në orën 14:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit, Zhurit, Dragashit me rrethinë dhe HC Dikanca, njoftoi KEDS.
“Për shkak të defektit në stabilimentet e NS 110 / 35 / 10kV Prizreni 1, të operatorit të transmisionit KOSTT, do të bëhet shkyçja e transformatorëve T1 dhe T2.
Punimet për rregullimin e këtij defekti do të realizohen nga ora 12:00 – 14:00.
Gjatë kësaj kohe sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e qytetit të Prizrenit, Zhurit, Dragashit me rrethinë dhe HC Dikanca. Më saktësisht, të gjithë konsumatorët që furnizohen nga NS 35/10kV Prizreni III, NS 35/10kV Prizreni IV, NS 35/10kV Zhuri , NS 35/10kV Dragashi dhe NS 35/10kV Dikanca”, thuhet në komunikatën e KEDS-it. (Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.