Opoja.net

Dragashi s’u dekorua kurrë për festat e fundvitit, ja çfarë thotë kryetari

Dragashi s’u dekorua kurrë për festat e fundvitit, ja çfarë thotë kryetari

Tashmë në gjithë botën po ndjehet një atmosferë festive.

Në vigjilje të festave të fundvitit, sheshe, qytete madje edhe fshatra janë ndriçuar e stolisur, por edhe këtë vit Dragashi vazhdon të mbetet pa asnjë frymë feste.

Qytetarët e kësaj komune, ashtu si edhe viteve të tjera, do të detyrohen të shkojnë në qytetet e afërta, apo këtë atmosferë ta shijojnë vetëm përmes imazheve.

Në një përgjigje për Indeksonline, kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, mos dekorimin e qytetit për këtë vit e arsyeton për mungesë e mjeteve financiare.

“Këtë vit nuk do te dekorohet Dragashi! Arsye e mos dekorimit është se nuk ka qenë e planifikuar më herët për shkak të mungesës së mjeteve. Komuna në kalendarin e aktiviteteve nuk ka parashikuar aktivitete për festat e fundvitit”, ka thënë Shabani.

Megjithatë qyteti i Dragashit, nuk është dekoruar kurrë për festat e fundvitit.

Kujtojmë që as qyteti më i madh afër Dragashit, Prizreni, ka mbetur pa atmosferë festive, e kjo pasi që gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit./Indeksonline

Biografia e Heroit të Kosovës Ilmi Bahtjari-Oçalani

Opoja.net

Kryetari Shabani uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit

Opoja.net

Të gjithë besimtarëve muslimanë urime Fitër Bajrami nga Portali Opoja.net

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net