Opoja.net

Dragashi vetkarantinohet, në pritje të rezultatit për një rast të dyshimtë me Covid-19

Komuna e Dragashit është futur në karantinë, ani pse ajo deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin korona.

Deri të kjo situatë ka ardhur pasi mbrëmë Komuna e Prizrenit është futur në karantinë dhe Dragashi nuk ka ndonjë rrugë tjetër për tu lidhur me komunat tjera pa kaluar nëpër Prizren.

264
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Klan Kosova ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabanin.

Ai ka thënë se me futjen e Prizrenit në karantinë, edhe qytetarëve të Dragashit iu pamundësohet hyrja dhe dalja në komunat tjera, pasi që nuk ka ndonjë rrugëdalje tjetër.

“Po, për shkak se Prizreni është futur në karantinë dhe ne nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Të dy rrugët që na çojnë tek ne janë të mbyllura. Ne as nuk mund të shkojmë e as të vjen askush tek ne. Ne jemi këtu zonë kufitare, kufizohemi një pjesë me Shqipërinë dhe një pjesë me Maqedoninë”.

Sipas Shabanit, aktualisht në Dragash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 ndërsa sot e kanë përcjell një rast të dyshuar dhe janë në pritje të rezultatit.

“Ne kemi pas qytetarë në karantinë, mirëpo pasi iu është bërë testi kanë rezultuar negativ dhe kanë ardhur në Dragash. Sot po presim rezultatet e testit për një qytetar të cilin e kemi dërguar për analiza”.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Kontribo
Raporto