Opoja.net

Drejtori i Arsimit në Dragash është i kënaqur me punën që po bëhet për organizimin e mësimit në distancë

Në vazhdën e aktiviteteve dhe planit dinamik të punës drejtori i arsimit sot ishte për vizitë në shkollat: SHFMU “28 Nëntori”- Bresanë , SHFMU “Ilmi Bahtijari” – Blaç , SHFMU “Samidin Emini” – Kuk, SHFMU- “Sezai Surroi” – Bellobrad dhe SHFMU “Ulina”- Kosavë.

Me drejtorët e këtyre shkollave bashkëbiseduan rreth gjendjes së krijuar nga Pandemia Covid-19 dhe zhvillimin e mësimit në distancë.

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Drejtorët e shkollave e informuan për masat dhe aktivitetet që i kanë marrë për pastrimin e mjediseve të shkollës dhe për ecurinë e punës së mësimit në distancë.

Drejtori i Arsimit në Dragash tha se në bazë të informatave dhe raporteve javore të drejtorëve të shkollava ishte i kënaqur me punën që po bëhet për organizimin e mësimit në distancë dhe shprehi falënderimin për të gjithë akterët duke filluar nga këshillat drejtues të shkollave, aktivat profesionale, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit si akterë të rëndësishëm që po kontribuojnë në këtë aspekt. /Opoja.net/

Image may contain: 2 people, suit and indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: 1 person, table and indoor

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto