Drejtori Cenaj dhe kryetarja Ikballe Potera u dakorduan që në komunën e Dragashit të fillojnë aktivitetet sportive për fëmijët me nevoja ndryshe.
Përfshirja e plotë e këtyre fëmijëve në të gjitha sferat e jetës është synimi jonë, këta fëmijë duhet të shkojnë në shkollë, të jenë të lumtur dhe të bëhen kontribues aktiv si qytetar të Dragashit dhe ta përfaqësojnë Dragashin në Olimpiada Ndërkombëtare tha drejtori Cenaj.
Në këtë takim u diskutua mbi metodat e punës, guidat e Futbollit dhe Basketbollit, kartat e fitnesit e guidën mbi dëmtimet sportive si dhe zhvillimin e projektit në shkollat e komunës së Dragashit.
Ky bashkëpunim do të rezultojë me integrimin e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale në sport dhe ky projekt do të mbështetet nga UNICEF.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.