Është dashur të priten minutat shtesë që Drita të shënojë fitore në javën e 13-të në Albi Mall Superlgën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Skuadra e Ardian Nuhiut e ka mposhtur ferizajn me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga besnik Krasniqi në minutat shtesë të ndeshje nga penalltia.
Figurë tragjike ka qenë Donat Hasanaj që ka shkaktuar penallti kur po luhej minuta e 92-të e ndeshjes gjë të cilën në gol e realizoi Krasniqi. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.