Driton Kuka i kërkon Majlinda Kelmendit të pensionohet

Opoja.net Opoja.net Sport

Selektori i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka paralajmëruar pensionim të xhudistes me famë botërore, Majlinda Kelmendi.

Në një intervistë për emisionin festivSports Show të Klan Kosovës,  Kuka thotë se “Olimpiada Tokio 2021”, do të jetë gara e fundit në karrierën e Majlinda Kelmendit.

Ai ka thënë se Kelmendi tani i duhet si trajnere, sepse i vetëm nuk mund t`i stërvis si duhet më shumë se katër ose pesë garues elitar.

“Ajo e ka vërejtur që ngadalë duhet ti vendos ‘kimonet’, ti hekurosë mirë dhe të kaloj në pjesën e trajnerëve”, ka thënë Kuka.

Majlinda Kelmendi në karrierë ka fituar medalje të artë (është shpallur kampione) në çdo garë të mundshme, duke përfshirë kampionatin Evropian, Botëror dhe në Lojërat Olimpike.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-