Durimi i Jusufit alejhis-selam

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Tregim rreth Jusufit alejhis-selam për ata që mendojnë se fati i tyre është “në pritje”.

Ekziston një thënie shumë e bukur e Jusufit alejhis-selam sa i përket çështjes së “pritjes”.

Ndërsa Jusufi alejhis-selam gjendej në burg, ishte person mjaftë i respektuar dhe i dashur, gjithashtu edhe nga ata me të cilët ndante qelinë…

Edhe pse ishte më i mirë se ata, ai qëndroi në burg më gjatë se ata…
Lirimi i tij “u prolongua”; i pari që doli nga burgu prej atyre me të cilët ndante qelinë u bë shërbëtor në pallatin mbretëror; ndërsa tjetri u ekzekutua. Kur në fund u lirua Jusufi alejhis-selam pas disa vitesh, u bë ministër, dhe u bashkua me familjen.

Pra, nëse ndonjëherë ju mendoni se shpresat dhe ëndrrat tuaja shtyhen vazhdimisht, dhe mendoni se të gjithë të tjerët ecin përpara, mos harroni shembullin e Jusufit alejhis-selam. Qëndroni besnik Allahut dhe vetvetes dhe mos harroni se Allahu gjithmonë do t’ua jap vetëm atë që është e mirë për ju, në kohën e nevojshme. Deri atëherë, kultivoni durimin tuaj. Përkujdesni atë që posedoni dhe jini të kënaqur me të.

Në të vërtetë Ai është El-Mukaddim, El-Muahhir; është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur dhe Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim..

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-