Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’
Ata u përgjigjën: ‘Ky njeri e vrau babanë tonë dhe ne po kërkojmë ndëshkimin e tij.’
Omeri e shikoi njeriun dhe e pyeti: ‘A është kjo e vërtetë?’
‘Po’, u përgjigj ai, – ‘ne patëm një grindje dhe unë i zemëruar e godita me një gur në kokë dhe e mbyta.’
Omeri (r.a.) i tha: ‘A e din ti se ndëshkimi i sheriatitpër mbytje, është me mbytje?’
Njeriu u përgjigj:‘Unë e di, o udhëheqësi i besimtarëve, por unë kam fëmijë të vegjël që jetojnë në shkretëtirë. Ata nuk kanë askënd tjetër përveç meje, kështu që nëse mund të më lirosh të shkoj dhe t’u them atyre se nuk do të kthehem dhe të gjej kush do të kujdeset për ta.’
Omeri i pyeti të rinjtë: ‘A doni ta falni?’
Ata u përgjigjën: ‘Jo’, ai embyti babanë tonë padrejtësisht dhe duhet të mbytet.’
Pas kësaj, Omeri (r.a.), i tha:‘Atëherë nuk mund të të lejoj të shkosh, sepse ekziston mundësia që ti të mos kthehesh,përveç nëse gjen dikë që do të garantojë për ty, përkatësisht, nëse ti nuk kthehesh, ai të jetë zëvendësues për ty.’
Njeriu sapo erdhi nga shkretëtira, nuk e njihte asnjë nga muslimanët e pranishëm. Ai u afrua dhe i shikoi ata, pastaj e shikoi Ebu Dherrin (r.a.), dhe tha: ‘Ky do të garantojë për mua.’
Omeri e pyeti Ebu Dherrin se a pranon të ishte zëvendësim për atë njeri, dhe ai u përgjigj pozitivisht, duke thënë:‘Ai më zgjodhi mua midis gjithë këtyre njerëzve dhe unë nuk do ta zhgënjej.’
Burri kërkoi tri ditë kohë që të shkonte e të kujdesej për fëmijët e tij dhe të kthehej përsëri, dhe Omeri e lejoi.
Kaloi dita e parë dhe të dytë, pastaj erdhi dita e tretë. Njerëzit ishin në pritje të kohës dhe momentit të ekzekutimit (të rënë dakord) të dënimit për vrasjen e një njeriu të pafajshëm. Në veçanti, kjo pritje zgjati për Ebu Dherrin. Po prisnin, por njeriu nuk u paraqit. Dhe kur të gjithë menduan se ai nuk do të vinte, dhe se në vend të tij do të ekzekutohej Ebu Dherri, ata e panë pluhurin sesi ngrihej, nga drejtimi, nga i cili duhej të vinte njeriu. Pasiqë u afrua, atyre ju bë e qartë se ishte ai, dhe filluan të këndonin tekbire me zë të lartë. Kur njeriu u ndal para halifit Omer (r.a.), ai iu drejtua dy të rinjve dhe i pyeti: ‘A doni ta falni këtë njeri, apo do të mbytet?’
Ata u përgjigjën: ‘Ne po e falim atë!’
Përkthim: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.