Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar serbë në rrugën e “Zveçanit”, në Mitrovicë.
Arrestimi u bë pasi ata, pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht viktimën të nacionalitetit shqiptar, transmeton kp.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.