Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete në banesën e tij.
Sinjali mëson se 62-vjeçari që u gjet i vdekur është Zef Lumezi. Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurori.
Me urdhër të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prizrenit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.