E humba edhe një ditë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në një qytet kishte një rrugë ku gjendeshin vetëm dyqane. Pronarët e dyqaneve punon dhe jetonin në raporte shumë të. Çdo ditë i hapnin dyqanet në të njëjtën kohë, gjithashtu edhe i mbyllnin bashkërisht dhe shkonin në shtëpitë e tyre.

Njëri nga pronarët çdo mbrëmje, derisa e mbyllte dyqanin thoshte:

– E humba edhe një ditë. Ashtu siç shkonin netët dhe kjo përsëritej çdo natë, kolegët e tyre menduan se biznesi i shkon shumë dobët dhe duke dashur t’i ndihmojnë, u morën veshtë që ditën e nesërme myshteritë t’i dërgojnë tek ai, që ndoshta biznesi të shkoj përpara.

Kështu edhe u bë. Të nesërmen, pronarët e dyqaneve myshteritë e tyre i dërgonin në dyqanin e kolegët që “ankohej”.

Kur erdhi koha e mbrëmjes, i njëjti pronarë përsëri duke e mbyllur dyqanin thoshte:

e humba edhe një ditë .

– E po, tani e teprove thanë njëzëri pronarët.

– Çdo ditë i çuam myshsteritë të blejnë tek ty, ndërsa përsëri ti e mbylle i pakënaqur dyqanin!

– O miqtë e mi, u përgjigj pronari i vjetër. Unë kam para të blej edhe juve  duqanet tuaja,  nuk është puna tek paratë. Parat kanë qenë dhe janë, mirëpo kjo ditë që mbaroi, asnjëherë nuk do të vij më.

Në këtë kontekst shumë bukur shprehet dijetari i njohur Hasan El-Basriu: “O biri i Ademit! Në të vërtetë ti je vetëm një numër i caktuar i ditëve. Kur të kalon një ditë, kalon edhe një pjesë e jotja.”

Përshtati: Arsim Dauti

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-