Edhe heshtja është sëmundje!

Opoja.net Opoja.net Artikuj

E vret kënaqësinë dhe e pengon gëzimin …

Janë katër shenja të kësaj sëmundjeje, andaj duhet të ruhemi prej tyre!

Dr. Ratib Nabulsi thotë: “Ekziston sëmundja e heshtjes dhe ajo është sëmundja më e rrezikshme, është vështirë të vërehet tek vetvetja, edhe pse gjendet tek ti, do të shkaktojë dëm të madh.”

Kjo sëmundje quhet “të mësuarit me begatitë.”

Katër shenja tregojnë këtë sëmundje:

1. Humbja e ndjenjës për begatitë që i posedon njeriu, përkatësisht, begatitë nuk i përjeton si begati, por e ka ndjenjën se ato janë të drejta të fituara që i meriton;

2. Bëhet shumë e zakonshme kur hyn në shtëpi dhe i gjen familjarët e tij me shëndet, me bereqet dhe çdo të mirë;

3. Hysh në supermarket, vendos në shportë çka dëshiron, e paguan faturën, kthehet në shtëpi pa ndonjë ndjenjë mirënjohjeje për këto begati, sepse kjo është normale dhe “e drejta tij” për jetë;

4. Zgjohet në mëngjes në paqe dhe rahati, i shëndoshë, pa e falënderuar Allahun.

KUJDES!

Nëse jemi në këtë gjendje, me siguri jemi në gjendje kritike.

Nëse jemi të mësuar me begatitë, kemi për të ngrënë dhe për të pirë, duhet ta dimë se ka shumë njerëz që ngrysen të uritur dhe të etur, ose kanë ushqim dhe pije, por për shkaqe shëndetësore ata nuk janë në gjendje të hanë dhe të pinë.
Prandaj, le ta falënderojmë Zotin për begatitë e pafundme!

Kur të hyjmë në shtëpinë tonë, dhe Allahu na ka dhënë bekimin e lumturisë dhe dashurisë, babai apo nëna jonë është me ne, gruaja dhe fëmijët të shëndoshë …
Le ta falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm për begatitë!

Mos të lejojmë që jeta të na mësojë me begatitë që i posedojmë, por le të mësohemi që jetën tonë të përditshme ta plotësojmë me falënderime ndaj Allahut për begatitë, me falënderime ndaj Krijuesit Suprem.

Nëse dikush na pyet: “Çka ka?”

Mos t’i themi: “Nuk ka asgjë.”

Sepse ne posedojmë begati të pafundme, të cilat Allahu na i ka dhuruar, dhe jemi të detyruar të jemi falënderues për ato begati, si dhe nuk duhet të harrojmë se ka shumë nga ata që pikërisht në këtë moment janë të privuar nga këto begati.

Sa ka prej atyre që deri dje kanë jetuar në paqe dhe qetësi, por sot janë në frikë!!

Sa shumë ka që kanë qenë të shëndoshë, por tash janë të sëmurë!!

Sa shumë ka që kanë qenë të pasur, por brenda natës janë bërë varfër!!

Sa shumë ka që kanë i kanë pasur sytë, por që tani janë të verbuar!!

Kurse ne ende jemi duke i shijuar (gëzuar) këto begati!

Le të themi: “Falënderimi i takon Allahun me begatitë e të Cilit plotësohen të gjitha të mirat!”

Pershtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-