Edhe katër gjyqtarë nga Kosova mund të bëhen me stemën e FIFA-së (FOTO)

Opoja.net Opoja.net Sport

Shtëpia botërore e futbollit (FIFA) ka publikuar listën e gjyqtarëve potencial për vitin 2023, të cilët do të mund të ndajnë drejtësinë në ndeshjet  ndërkombëtare.

Kosova, ka paraqitur listën prej 16 gjyqtarëve, prej tyre katër kryesorë, nëntë asistent si dhe tre gjyqtarë nga fustalli.

Katër refer do ta kenë mundësinë që për herë të parë ta bartin stemën e FIFA-s në rast se do ti kalojnë testet fizike dhe teorike që organizohen në Romë në fund të këtij muaji.

Veçantia për këtë vit është se Kosova do ta ketë kanditaten e parë femër, që do të mund të ndajë drejtësinë edhe jashtë vendit. Është kjo Rita Vehapi që i bashkohet listës së referëve të propozuar nga FFK, njofton Klan Kosova.

Në këtë listë për herë të parë është edhe Mervan Bejtuallhu, teksa paraqitjet në arenën ndërkombëtare pritet ti vazhdojnë  Visar Kastrati dhe Genc Nuza që mbetet gjyqtari i parë kosovar që ka fituar të drejtën për të gjykuar në Evropë. Avanturën në arenën ndërkombëtare më parë e kanë shijuar edhe asistentet, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj të cilët nga viti 2017 mbajn stemën e FIFA-s.

Dy gjyqtarë tjerë që për herë të parë mund ta të kenë fatin të tregojnë aftësitë në sfidat që i organizon UEFA dhe FIFA, në rast se i kalojnë testimet janë edhe dy asistentët Fitore Govori dhe Arbnor Bullatovci, teksa të tjerët tashmë kanë krijuar eksperiecën e tyre në këto gara.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-