Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të mbulojë shpenzimet e bashkëatdhetarëve për pagesën e policës kufitare.
Ai gjithashtu ka treguar se ndryshe nga dy vitet e kaluara, këtë vit për të shmangur edhe pritjet, ajo mund te paguhet edhe online, shkruan Gazeta Online Reporteri.
Postimi i plotë:
Edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.
Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.
Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe nuk ju merr kohë, e madje mund të evitoni edhe pritjet në kufi kur e bleni online para se të niseni.
Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.