Ekipi i LMT-së inspekton gjendjen e lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Me kërkesë të Kryetarit Xheladini, komandanti i LMT-së nga Komanda Regjionale Perëndim ka autorizuar Njësinë e LMT-së në Dragash për të dalë në terren dhe të inspektojë gjendjen e lumenjve të dëmtuar nga vërshimet në fshatrat Zaplluxhe, Blaç, Bresanë, Kuk dhe Kosavë.

Gjatë ditës së djeshme, ekipi i LMT-së, i shoqëruar nga zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të fshatrave, ka shqyrtuar mundësitë e intervenimit në pjesët më të dëmtuara të lumenjve, duke vlerësuar masat e nevojshme për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-