Elizabeth Gowing viziton Komunën e Dragashit për të vlerësuar projekte për të pastrehët

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në fshatin Globoqicë, znj.Gowing takoi disa banorë të zonës dhe u interesua për jetesën e tyre, sfidat dhe nevojat e tyre. Në fshatin Zlipotok, ajo vizitoi shkollën fillore dhe u takua me disa prej nxënësve dhe mësuesve. Ajo u ndal gjithashtu në fshatin Rapçë, ku u takua me disa prej banorëve dhe u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me komunitetin lokal.

Në fund të vizitës së saj, znj.Gowing shprehu vlerësimin e saj për njerëzit dhe komunitetin e Dragashit, si dhe angazhimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe të bashkuar. Ajo falënderoi Kryetarin Xheladini për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë ngushtë me qeverinë lokale për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe për të përmbushur synimet e përbashkëta të zhvillimit të komunitetit.

Shkrimi nga Komuna e Dragashit:

Elizabeth Gowing, këshilltare e Kryeministrit për çështje të komuniteteve vizitoi Komunën e Dragashit, me ç’rast u prit nga kryetari i komunës, z.Bexhet Xheladini.

Kryetari Xheladini falënderoi znj.Elizabeth Gowing për angazhimin e saj sa i përket çështjeve të komuniteteve që jetojnë në komunën tonë.

Pas vizitës në Komunë, i shoqëruar nga një zyrtar i Zyrës së Komuniteteve, znj.Gowing vizitoi fshatrat Globoqicë, Zlipotok dhe Rapçë, për të parë nga afër mundësinë e vazhdimit të projektit qeveritar të filluar para tre viteve për ndërtimin e tri shtëpive për persona të pastrehë. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-