Opoja.net

Erzen Krasniqi, zgjedhet koordinator i Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Dragash

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Dragash nga sot do të ketë Erzen Krasniqin si koordinator të saj gjerë në zgjedhjen e strukturës së re.

Pasi që Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha Qendrat e saj do të fillojë me procesin e votimit të brendshëm për ketë deri në zgjedhjen e strukturave të reja do të jenë përgjegjës koordinatoret e emëruar nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjës, raporton televizioni Opoja.

Ketu më poshtë ju sjellim njoftimin e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për rinisjen e procesit të brendshëm zgjedhor, dje dhe pardje, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbjatur mbledhje ku ka shqyrtuar propozimet nga qendrat (degët) me ç’rast ka emëruar koordinatorët e rinj për 33 nga 43 qendrat tona, ndërkohë pjesa e mbetur pritet të emërohet ditëve në vijim.

Ky vit do të jetë i zgjedhjeve të brendshme e koordinatorët e përzgjedhur do të kenë përgjegjësinë që së bashku me grupet punuese të udhëheqin dhe sigurojnë proces të drejtë zgjedhor dhe me gjithëpërfshirje prej nga do të zgjedhen organet e reja të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ashtu siç parashihet me statutin tonë.

Më poshtë janë të listuar emrat e koordinatorëve të rinj sipas qendrave (degëve) tona:

· Qendra në Artanë: Abdyl Gashi
· Qendra në Dardanë: Donjeta Ismajli
· Qendra në Deçan: Faton Selmanaj
· Qendra në Drenas: Egzona Tërdevci
· Qendra Ferizaj: Fatbardha Zogaj
· Qendra në Fushë Kosovë: Shpend Bardiqi
· Qendra në Gjakovë: Arbërie Nagavci
· Qendra në Gjilan: Alban Hyseni
· Qendra në Han të Elezit: Mirsad Shkreta
· Qendra Istog: Fjoralba Raci
· Qendra në Junik: Lavdim Gaxherri
· Qendra në Kaçanik: Jeton Raka
· Qendra në Kastriot: Halil Thaqi
· Qendra Lipjan: Adnan Rrustemi
· Qendra në Mitrovicë: Armend Muja
· Qendra Malishevë: Jetmire Vrenezi
· Qendra në Pejë: Taulant Kelmendi
· Qendra në Prishtinë: Arben Vitia
· Qendra Prizren: Artan Abrashi
· Qendra në Rahovec: Visar Korenica
· Qendra në Skënderaj: Hysni Mehani
· Qendra në Sharr: Erzen Krasniqi
· Qendra në Shtërpcë: Shpejtim Arifi
· Qendra Shtime: Qemajl Aliu
· Qendra në Therandë: Salih Zyba
· Qendra në Viti: Arsim Ademi

Qendrat në mërgatë:

· Angli: Vlora Pireva
· Australi: Sali Rexhepi
· Danimarke: Bernarda Begu Radoncic
· Finlandë: Bujar Hajdini
· Benelux: Ilir Morina
· Itali: Erald Korra
· SHBA: Mimoza Hoti Prestreshi.

586

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net