Një numër i përdoruesve të Facebookut u ankuan për një gabim të premten. Kur vizitoni profilet e njerëzve të tjerë, kërkesat për miqësi dërgohen automatikisht, shkruan “DailyStar”.
Shumë përdorues të Facebookut deklaruan se pas vizitës në profilet e të tjerëve, platforma dërgonte automatikisht kërkesa për miqësi.
Meta, kompania që zotëron Facebookun, ka njoftuar zyrtarisht se ka rregulluar gabimin “në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që shkaktoi dërgimin e gabuar të disa kërkesave për miqësi në Facebook”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

