Pas një sëmundjeje, më 12.08.2019, me caktimin e Allahut xh.sh. u nda nga jeta e kësaj bote h. Nuri (Kasam) Kasami nga Bresana. Rahmetliu në fjalë ndërroi jetë, por së bashku me djemtë e tij që la pas vetës, kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë së re të Bresanës, jo vetëm kaq.
Haxhi Nuriu, nga trualli i tij lëshoi edhe rrugën për xhaminë e re që del në asfalltin kryesor. Allahu xh.sh. ia bëftë sadaka rrjedhëse dhe dritë për jetën e tij në varr, dhe në botën tjetër e shpërbleftë me xhenetin Firdeus.
Autori i shkrimit: Kasam Muhameti, imam në xhaminë muderris Rexhep Ismali në Bresanë. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.