Xhudisti ynë, Akil Gjakova i ka siguruar Kosovës medalje në Grand Slam-in e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova ka prekur finalen e kësaj gare, pasi që në gjysmëfinale e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, deri te finalja, Akili në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin.
Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.
Në çerekfinale, Gjakova e mposhti amerikanin, Jack Yonezuka kurse në gjysmëfinale xhudisti fitoi ndaj xhudistit nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.
Tani, në finale Akili do të përballet me fituesin e duelit mes xhudistit nga Azerbajxhani, Rashid Mammadaliyev dhe atij nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.