Kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti, publikisht e ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Isa Mustafën, duke shprehur optimizëm se, megjithatë do të bëhet mirë. “Urime LDK, urime Kryeministri ynë, akademik Isa Mustafa. Urime Kosovë, ditët e mira po vijnë”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
Për ta sqaruar bazën e këtij optimizmi, Radio SHARRI e ka kontaktuar Mehmetin, i cili, ndonëse nuk u shpreh aq i lumtur për këtë qeveri, por gjithsesi optimizmin e bazon në faktin që kryetari i partisë së tij do të jetë drejtues i qeverisë që u zgjodh sot. “Kam qenë opozitë deri më tash dhe nuk mund t`i bëhem opozite edhe partisë sime. Me LDK-në kalova një pjesë të mirë të jetës sime, prandaj e them edhe njëherë, se po shpresoj që ditët e mira, megjithatë, po vijnë.
Hidhërimin e mbrëmjes, le ta lëmë për mëngjes dhe hidhërimin e mëngjesit për mbrëmje”, u shpreh me simbolikë kreu i degës së LDK-së në Dragash, Fatmir Mehmeti.
Copyright © Radio SHARRI – Dragash
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.