Faton Piraj, opojani që bëri shpikjen gjeniale për motorin “Porsche”

Opoja Personazhe
Faton Piraj, opojani që bëri shpikjen gjeniale për motorin “Porsche”

Mekanizmi konstruktiv, që prej mbi 10 vitesh, me sukses e përpunon edhe sot e kësaj dite vrimën e motorit (që e mundëson shpejtësinë e sigurtë deri mbi 330 km/h), është konstruktuar nga Faton Piraj, opojani nga fshati Plavë, komuna e Dragashit. Pra është ky opojani që e bëri ‘Porsche’-në me ‘gjak shqiptari’ në brendinë e sajë, shkruan Opoja Sot.

Faton Piraj jeton në Vjenë të Austrisë. Ai ka studiuar për inxhieneri mekanike dhe punon në industrinë e veturave luksoze. Piraj ëshë modest për shpikjen, të bërë që para 10 viteve dhe me krenari e thotë fjalinë “Atdhetar mund të bëhesh edhe ndryshe”.

“Motori i veturave moderne ‘Porsche’ e ka nje vrimë të shkallëzuar, në të cilën eshte i pozicionuar boshti i kollodokut (boshti ku lidhen manivelat e pistonave të motorit). Kjo vrimë, që përbëhet nga disa pjesë, ka saktësinë (tolerancën) aksiale e cilindrike nën 0,005 mm, pra nën 5 të mijtat e milimetrit (saktësi shumë e lartë shkaku i rrotullimeve të larta të motorit me mbi 6700 rrotullime në minutë). Për ta hapur dhe përpunuar këtë vrimë nuk mjaftonin kushinetat (llagerat) standarde e as ato speciale mekanike, ku do të vendosej vegla boshtore gdhendëse, shkaku i saktësise së tyre të pamjaftueshme (mbi 0,005mm)”, thotë inxhinieri Piraj.

U desht pra shpikja dhe vetkonstruimi i ca kushinetave hidraulike për ta arritur këtë saktësi shkencore. Sfidë e rëndë shkencore dhe tensione të larta nervash, para se cilës gati se u patën dorëzuar personelit udhëheqes të ‘Porsche’-së. Ngadhnjimi i kësaj sfide e përmirësoi ‘jetën’ e veturës së sotme moderne ‘Porsche’ (çmimi i saj është mbi 250.000 euro). Nje sfidë tjetër ishte edhe shuarja e dridhjeve të veglës, që i shkaktonte materiali jo i bollshëm në ato pjesë.

I thjeshtë deri në fund. I tërë ky sukses për intelektualin Piraj nuk ka ndonjë “aha efekt” të madh, por ai me dashuri e krenari e thotë se “Shqiptaria është e para që duhet përkrahur. Në bazë të sajë ne edhe mund të ekzistojmë dhe të punojmë. Pa të mund të jemi gjithçka, por kurrë krenar”. /Opoja Sot

Nga 50 mostra të testuara, 4 mësimdhënës dhe një nxënëse dalin pozitiv në Sh.M.L.”Ruzhdi Berisha” në Dragash

Fisnik Guri

Ndërpritet mësimi në një shkollë në Dragash, ka dyshime për Covid-19

Kushtrim Guraj

Fjolla Halimi nga Opoja, nxënëse e klasës së katërt në Gjermani, shkruan kaq bukur gjuhën gjermane

Fisnik Guri
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net