Fermerët e Opojës shtojnë numerin e Bagëtive

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Të përkushtuar për t’iu kthyer traditës, fermerët e trevës së Opojës në komunën e Dragashit kanë filluar të rrisin numrin e bagëtive.

Tani në këtë komunë numërohen mbi 10 mijë krerë dele dhe 7 mijë krerë gjedhë, por kjo zonë ende favorizon mbajtjen e një numri të madh të bagëtive. Ministria e Bujqësisë do t`i mbështesë me subvencione këta fermerë, trasmeton RTK.

Nuredin Asllani, blegtor i njohur në trevën e Opojës në komunën e Dragashit, familjarisht është orientuar në rritjen dhe mbarështimin e gjedhit, një biznes familjarë që siç shprehet ai, ja vlen të merresh, pasi kushtet klimatike që ofron vendi i tyre, janë shumë të favorshme për këtë fushë. Në fillim ai kishte vetëm dy krerë lopë, ndërsa sot falë punës dhe angazhimit maksimal të familjarëve, ferma e tij është rritur shumë. Por Nuredini thotë se nuk është i kënaqur me mbështetjen institucionale.
Edhe Xhevdet Asllani nga fshati Buzes i Dragashit, ekonominë familjarë e ka mbështetur komplet nga të ardhurat që siguron nga blegtoria. Ai në stallën e tij tani ka 60 copë gjedhë, të qumështit dhe të majmërisë.
Të gjithë fermerët e kësaj treve, janë gati të rrisin numrin e bagëtive, nëse kanë përkrahje institucionale
Nga drejtoria e bujqësisë në komunën e Dragashit, bëjnë me dije se deri më 10-të prill fermerët duhet të aplikojnë për të qenë pjesë e ndarjes së subvencioneve të Ministrisë së bujqësisë.
Në 25 mijë hektarë kullota sa ka komuna e Dragashit, kullosin mbi 10 mijë krerë dele dhe 7 mijë krerë lopë. Janë ngritur dy pika grumbulluese të qumështit, tre përpunuese të djathit, ndërsa mesatarja ditore e dorëzimit të qumështit varion mbi 2 mijë litra në një pikë grumbulluese./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-