Një person ka festuar me të shtëna me armë në dasmë, por përfundoi në arrest. Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm.
Raporti saktëson se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, dje, 23 gusht një i dyshuar, mashkull, shqiptar i Kosovës, gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër, transmeton Koha.net.
Më pas, policia ka konfiskuar armën me të cilën ishtë shtënë, një AK-47, ndërsa të dyshuarin e kishte arrestuar. Por pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

