Opoja.net

Fillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!

Opoja
Fillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!

Sapo kanë filluar sot punimet në renovimin e trotuareve të rrugës kryesore në Dragash, e që do të pasojnë me rikonstruksionin e sheshit kryesor të kësaj qyteze, e cila njihet si vendbanimi ku shumë pak janë vërejtur ndryshime.

Sabahat Hasani, zyrtar i lartë për Ndërtimtari pranë Drejtorisë Komunale të Urbanizmit dhe Kadastrës në Dragash, i cili e përcolli nga afër këtë fillim të punimeve, tha për redaksinë tonë se “me këtë ndërhyrje, qyteza do të ndryshojë pamjen rrënjësisht”.

Në një prononcim të mëhershëm, kryetari i Komunës, Shaban Shabani, pati njoftuar se ky projekti i hartuar dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga MMPH-ja, do ta bëjë qytezën më funksionale për qarkullim, si dhe në aspektin estetik do ta zbukurojë dukshëm qytezën tonë. “Në dy vitet e ardhshme, Dragashi do të duket krejtësisht ndryshe”, pati thënë Shabani, duke u zotuar se nuk do të ndalet me kaq. “Varësisht nga mundësitë buxhetore, intervenimet tjera në infrastrukturën e Dragashit do të vazhdojnë”, ka premtuar Shabani.

UNICEF dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ndihmojnë shkollat e komunës së Dragashit me mjete higjienike

Opoja.net

1,643 persona të pagjetur në Kosovë, 2 janë nga Dragashi

Opoja.net

“Jeta në Kosovë” ndan mirënjohje për kryetarin Shabani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net