Opoja.net

Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari

Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari

Në Dragash filloi vaksinimi kundër virusit Covid-19, ku në mënyrë ceremoniale i pari që e mori ishte drejtori i QKMF-së, Ramadan Jashari.

Në një prononcim për redaksinë tonë, Jashari tha se për Dragash janë ndarë 50 vaksina të prodhuara nga “Astra Zeneca”, të cilat do t’i marrin një pjesë e mjekëve, personat mbi 80 vjeç, si dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. “Ashtu siç edhe kemi njoftuar përmes Radio Sharrit, këto vaksina do t’i marrin personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Natyrisht që një pjesë do ta marrin edhe punonjësit shëndetësorë, të cilët janë kategoria më e rrezikuar, me që ata përballën çdo ditë me të infektuarit”, tha Jashari, duke shtuar se kjo është vetëm faza e parë dhe se presin që të furnizohen me vaksina shtesë për të gjithë qytetarët. /Radio Sharri – Dragash/

86 pako ushqimore u shpërndanë nga Shoqata humanitare Opoja

Opoja.net

Në Dragash shpërndahen pako ushqimore në kuadër të projektit “Sofra e Ramazanit 2021”

Opoja.net

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për muajin e shenjtë të Ramazanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net