Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.
Belgjika ka mposhtur me rezultat të thellë 8-0 Bjellorusinë në ndeshjen e vlefshme për grupin E. Batshuayi, Vanaken dy herë, Trossard dy herë, Doku, Praet dhe Benteke shënuan për belgët, të cilët tani kanë shtatë pikë pas tre ndeshjesh.
Ndërkohë Holanda ka mposhtur 7-0 si mysafire Gjibraltarin në ndeshjen e vlefshme të grupit G. Berghuis, de Jong, Depay dy herë, Wijnaldum, Malen dhe van de Beek shënuan për tulipanët që tani kanë gjashtë pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Turqia lëshoi pikë si vendase ndaj Latvisë në ndeshjen që përfundoi me barazim spektakolar 3-3. Karaman dhe Calhanoglu shënuan për vendasit para se Yilmas të shënonte për 3-1 në pjesën e dytë. Savalnieks shënoi për 3-2 teksa Ikaunieks barazoi ndeshjen në 3-3. Me këtë barazim Turqia është lidere e grupit G me shtatë pikë.
Në ndeshjet tjera, Portugalia ka mposhtur 3-1 Luksemburgun si mysafire kurse Mali i Zi është mposhtur në shtëpi nga Norvegjia. /Gazeta Sinjali Sporti/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.