Kapiteni i Zvicrës në futboll, kosovari Granit Xhaka ka udhëhequr në mesfushë Bayer Leverkusenin që mposhti thellë 4:0 skuadrën e Feyenoordit. Ndeshja e luajtur në Rotterdam të enjten para 47.500 shikuesve, i takoi xhiros së parë të edicionit 2024/2025 të Ligës së Kampionëve. Leverkuseni i shënoi katër golat në pjesën e parë.
Golin e parë për kampionin e Gjermanisë e shënoi Florian Wirtz në minutën e pestë, kurse të dytin Alejandro Grimaldo në minutën e 30-të. Florian Wirtz e shënoi edhe golin e tretë për Leverkusenin. Ai realizoi në minutën e 36-të. Në minutën e 45-të për 4:0 autogol shënoi Timon Wellenreuther.
Ndeshjen e dytë, Leverkuseni e luan në “San Siro” ndaj Milanit, kurse Feyenoordi ndaj Gironas.
Leverkuseni po e “shkel” Feyenoordin në Rotterdam, 4:0
Bayer Leverkuseni e ka mbyllur me epërsi shumë të lartë pjesën e parë të ndeshjes kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve. Në Rotterdam, Leverkuseni po e fiton Feyenoordin me rezultatin 4:0.
Golin e parë për kampionin e Gjermanisë e shënoi Florian Wirtz në minutën e pestë, kurse të dytin Alejandro Grimaldo në minutën e 30-të. Florian Wirtz e shënoi edhe golin e tretë për Leverkusenin. Ai realizoi në minutën e 36-të. Në minutën e 45-të për 4:0 autogol shënoi Timon Wellenreuther.
Për të dyja skuadrat është ndeshja e parë e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Benfica po fiton në Beograd 2:0 ndaj Cërvena Zvezdës.
Leverkuseni shënon edhe golin e tretë
Florian Wirtz e ka shënuar edhe golin e tretë për Leverkusenin të enjten mbrëma. Leverkuseni po fiton 3:0 ndaj Feyenoordit në Rotterdam. Të pranishëm në stadiumin “De Kuip” janë 47.500 shikues.
Leverkuseni i Xhakës po shkëlqen në Rotterdam
Bayer Leverkuseni është duke e mposhtur në Rotterdam skuadrën e Feyenoordit me rezultatin 2:0.
Golin e parë për kampionin e Gjermanisë e shënoi Florian Wirtz në minutën e pestë, kurse të dytin Alejandro Grimaldo në minutën e 30-të.
Për të dyja skuadrat është ndeshja e parë e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve.
Nuk ka befasi, Xhaka udhëheq mesfushën e Leverkusenit
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, do të paraqitet nga minuta e parë te Bayer Leverkuseni në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja Feyenoord – Bayer Leverkusen nis në ora 18:45.
Nga ora 18:45 luhet edhe një ndeshje tjetër, ndërsa katër të tjera nisin nga ora 21:00.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.